Liverpool i gatshëm t’i paguajë 80 milionë euro për Pepen

Jurgen Klopp është gati që të transferojë në ‘Anfield’ edhe një super yll në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës së njohur franceze “L’Equipe”, Liverpool është i gatshëm që t’i paguajë 80 milionë euro për sulmuesin e Lille Nicolas Pepe.

Edhe skuadra e Interit është i interesuar për të, e  cila ka ofruar 70 milionë euro, mirëpo siç duket këtë garë do ta fitojë Liverpooli.

24 vjeçari ka impresionuar me skuadrën e Lille në sezonin e fundit duke i shënuar 23 gola dhe 12 asistime në të gjitha kompeticionet.