Liverpool fiton me vështirësi ndaj Newcastle (VIDEO)

Liverpool ka shënuar një fitore mjaft të vështirë ndaj Newcastle, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 37-të në Premierligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Van Dijk në minutën e 13’.

Atsu e barzoi rezultatin në minutën e 20’.

Mohamed Salah u përkujdes që Liverpoolin ta dërgoj në epërsi brenda pushimit 15 minutësh.

Në pjesën e dytë Rondon e barazoi rezultatin për herë të dytë në minutën e 54’.

Goli i fitores erdhi në minutën e 86’ nga Origi pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

Liverpool pas kësaj fitoreje e rrëmben vendin e parë me 94 pikë, dy më shumë se City i cili nesër luan ndaj Leicesterit si vendas.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.