Liverpool fiton bindshëm ndaj Bournemouthit, shkëlqen Salah (Foto)

Liverpooli ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Bournemouthit me rezultat të thellë prej 4-0, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16-të në Premierligë.

Liverpooli golin e parë e shënoi në minutën e 25’ me Mohamed Salah.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

E pjesa e dytë i takoi plotësisht skuadrës së Jurgen Klopitt të cilët shënuan edhe tre gola.

Së pari Salah shënoi në minutën e 48’, pas asistimit të Firminos për rezultatin 0-2.

Për rezultatin 0-3, u përkujdes lojtari i Bournemouthit Cook, i  cili shënoi autogol në minutën e 68’.

Për ta përfunduar hetrikun e tij në këtë ndeshje u përkujdes super Mohamed Salah në minuten e 77’.

Pas kësaj fitore Liverpooli, ka marrë vendin e parë me 42 pikë, një më shumë se Manchester City, së paku deri në orën 20:30, pasi në orën 18:30, luhet super përballja ndërmjet Chelseas dhe Manchester Cityt.