Foto: Liverpool

Liverpool e mposht Manchester Unitedin falë dy supergolave të Shaqirit (Foto)

Liverpool e ka fituar derbin e xhiros së 17-të, ndaj Manchester Unitedit, me rezultat 3-1.

Skuadra e Jurgen Klopp, arriti t’i ndal tri pikë në shtëpi falë kosovarit Xherdan Shaqiri, i cili i shënoi dy gola të bukur brenda 10 minutave.

Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 24’ me golin e Sadio Manes.

Për ta barazuar rezultatin u përkujdes Lingard në minutën e 33’, falë një gabimi trashanik të portierit të Liverpoolit, Alisson Becker.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.

Momenti kyç për Liverpoolin në këtë ndeshje ishte minuta e 70’, kur u inkuadrua në lojë Xherdan Shaqiri në vend të Naby Keitas.

Djaloshi nga Zhegra e Gjilanit e kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 73’.

Për ta vulosur fitoren e vendasve u përkujdes përsëri Shaqa në minutën e 80’, pas asistimit të Mohamed Salah.

Pas kësaj fitore Liverpool rikthehet përsëri në vendin e parë me 45 pikë.

Ndërsa Manchester United mbetet në pozitën e gjashtë me 26 pikë.