Foto: Facebook

Liverpool e dëshiron që në janar yllin e Napolit

Ende pa filluar afati kalimtar i transferimeve, Liverpooli duket se ka targetuar lojtarin potencial për mesfushë e të cilin synon ta sjell në Janar.

Sipas “Daily and Sunday Express”, Piotr Zielinski është duke biseduar për kontratën e re me Napolin, por Jurgen Klopp është duke bërë plan që t’i bëj ofertë italianëve në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori polak ka një klauzolë  prej 68 milionë euro, të cilën Liverpooli është duke menduar t’i ofroj në Janar për ta sjellë në “Anfield”.

Liverpooli ka qenë edhe më parë e interesuar për Piotr Zielisnkin sa ishte huazim në Empoli, por ai kishte vazhduar përsëri me Napolin.