Lirim Kastrati: Nuk jemi kafshatë e lehtë as për Anglinë

Sulmuesi anësor Lirim Kastrati, i cili sonte shënoi golin e tretë për Kosovën, tha në konferencë për media se ai është i gatshëm të luajë edhe për kombëtaren Kosova A.

Për fitoren e sontme, ai e falënderoi trajnerin Rafet Prekazi për udhëzimet që ua jep lojtarëve.

“Nuk jemi kafshatë e lehtë më për asnjë shtet, përfshirë edhe Anglinë”, ka theksuar Kastrati.

Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës nën 21-vjeç ka mposhtur atë turke me rezultat 3 me 1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për kampionatin Euro 2021.

Kosova U21 bën pjesë në Grupin 3, me kombëtare si Anglia, Turqia, Andorra, Austria dhe Shqipëria.

‘Dardanët’ pozicionohen në vendin e parë me gjashtë pikë duke i marrë dy fitore në dy ndeshje, për kualifikimet e “Euro 2021”.

VIDEO: Kosova e mposht Turqinë

www.kallxo.com