Liria shënon fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit (Foto)
10.11.2018 - 18:02
Liria ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndësishme përball Flamurtarit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 67-të nga Fatih Karahoda, i cili paraboloi me lehtësi portierin Flamur Neziri.
Pas kësaj fitore Liria ngjitet nga vendi i 11-të në të 10-tin me 16 pikë.
Kurse Flamurtari mbetet në pozitën e pestë me 22 pikë.