Liria shënon fitore të lehtë kundër KEK-ut (Foto)
24.11.2018 - 19:13
Liria ka shënuar një fitore të lehtë ndaj KEK-ut të pa shpresë, me rezultat prej 3-0.
Kjo ndeshje u zhvillua në Obliq, në stadiumin “Agron Rama”, prej orës 13:30, në kuadër të xhiros së 16-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Mysafirët pas vetëm 20’ minutave kaluan në epërsi më mbrojtësin Robert Gjeraj.
Për ta dyfishuar epërsinë e “Arpagjikëve” u përkujdes Blendi Memaj në minutën e 27’.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Fatih Karahoda në minutën e 66’.
Liria pas kësaj fitore ka grumbulluar 19 pikë.
Ndërsa KEK-u vetëm një pikë.