Liria – Ballkani përfundon pa fitues

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Lirisë dhe Ballkanit me rezultatin 0-0.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ky barazim më shumë për shtati i ka shkuar skuadrës së Ballkanit.

Ndërsa Lirisë ky barazim ia vështirëson punët më shumë për mbetjen në Superligën e Kosoës.

Liria aktualisht gjendet në vendin e 11-të me 25 pikë, vend i cili e dërgon direkt në Ligën e Parë.

Prizrenasit do ta kenë të vështirë që deri në fund të mbetën në Superligë, pasi aktualisht janë gjashtë pikë mbrapa Ferizajt, skuadër e cila është në vendin e 10-të me 31 pikë, e vend ky që ia mundëson barazhin.

Kurse Ballkani në vendin e tetë me 33 pikë.

Xhiron e ardhshme Liria luan si mysafir ndaj Trepçes ’89.

Ndërsa Ballkani e pret në shtëpi të vet Ferizajn.