Lippi: De Ligt më i mirë sesa Maldini e Cannavaro

Trajneri Italian Marcello Lipi, ka folur për tranasferimin e mundshëm të mbrojtësit të Ajaxit Matthijs De Ligt në Juventus.

Trajneri Italian i ka thurrur elozhe mbrojtësit 19 vjeçar të Ajaxit, duke thënë se do të ishte lojtari më i mirë për Juventusin.

“Besoj se lojtari që do të ishte më i miri për  Juventus do të ishte De Ligt. Mendoj se është shumë i fortë. Është fizikisht i përgatitur dhe ka inteligjencë të lartë në futboll. Ai të jep balancë dhe është teknikisht i mirë” ka thënë Lippi për ‘Tuttosport’.

Ai ka thënë se nuk ka parë asnjë mbrojtës më të mirë se ai në moshën e tij, duke e krahasuar me Maldinin, Nesten, Ferraran e Canavron.

“Nuk ka nevojë për krahasime, por kam parë mbrojtës të mëdhenj si Nesta, Maldini, Ferrara e Cannavaro. Nuk kam parë asnjë si De Ligt në moshën e tij” ka thënë trajneri italian i cili e fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 me Italinë.

Bianconerët priten që nesër ta zyrtarizojnë transferimin e De Ligt.