Lionel Messi komenton paraqitjen e Cristiano Ronaldos te Juventus

Juventus të martën mbrëma në 1/8 e finales bëri sensacion duke e mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-0.

Protagonisti i asaj ndeshje ishte Cristiano Ronaldo duke i shënuar tre gola.

Barcelona të mërkurën u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Lyonin me rezultat të thellë 5-1, ku mesi i shënoi dy gola dhe dy asistime.

Argjentinasi pas ndeshjes është pyetur nga gazetarët për Cristiano Ronaldon  dhe Juventusin për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Ai ka thënë se Ronaldo dhe Juventusi kanë qenë fantastikë.

“Ajo që ka bërë Cristiano Ronaldo dhe Juventus ishte fantastike. Kam menduar se Atletico Madrid do të jetë më e fortë. Ronaldo kaloi një mbrëmje magjike me tre gola”, ka thënë Messi pas ndeshjes ndaj Lyonit.