Pamje nga stërvitja e futbollistëve të klubit "Drita"

Linku ku mund t'i blini biletat për ndeshjet e Kosovës

Edhe kësaj radhe shitja e biletave  për ndeshjet që do t’i zhvillojë Kosova në “Fadil Vokrri” do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nga sot ka filluar shitja e biletave për dy ndeshjet e radhës që do t’i zhvillojë në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës në futboll.

Ndeshja e parë do të jetë miqësore kundër Danimarkës me 21 mars, ndërsa ndeshja tjetër do të jetë kundër Bullgarisë, në kuadër të ciklit kualifikues “Euro 2020”.

Shitja e biletave do të fillojë në ora 15:00.

Bileta më e lirë do të jetë 5 euro në veri dhe jug të stadiumit, ndërsa më e shtrenjta do të jetë 80 euro, në zonën VIP të stadiumit.