Liga e Kampionëve, edhe sonte dy superndeshje (Foto)

Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sonte duke na sjellë dy ndeshje tejet interesante, atë mes Atletico Madridit dhe Juventusit dhe Schalkes dhe Manchester Cityt.

Fokusi kryesor sot pritet të jetë në ndeshjen Ateltico Madrid- Juventus, e cila zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Dy takimet e fundit ndërmjet Juventusit dhe Atleticos në vitin 2014, kanë përfunduar me një fitore të spanjollëve dhe tjetrën ndeshje janë ndarë në barazim.

Ndeshja tjetër ndërmjet Schalkes dhe Manchester Cityt, pritet të jetë më e lehtë për anglezët dhe cilësohen si favoritë për të kaluar në çerekfinale.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve me eliminim direkt dhe fillojnë prej orës 21:00.

Ndeshjet e kthimit luhen më 12 mars.