Foto: FFK

Liburni nga Gjakova, fitues i Kupës së Kosovës në futsall

Liburni nga Gjakova është shpallur fitues i Kupës së Kosovës në futsall duke e mposhtur Prishtinën 01 me rezultat 4-3.

Kjo ndeshje në të dy pjesët dha spektakël.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 2-2. Golat për skuadrën gjakovare i shënuan Arbër Dobroshi dhe Halim Selmanaj, ndërsa për prishtinasit të dy golat i shënoi Agon Ramadani.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Liburnin, pasi i shënuan edhe dy gola me Halim Selmanaj e Arbër Dobroshin.

Prishtina krejt çka arriti të bëj ishte ngushtimi i epërsisë me Oso Gjinovcin.