Lewandowski: Kam studiuar Del Pieron e Henryn për t’u bërë golashënues

Sulmuesi polak i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka folur për gazetën e njohur gjermane “Kicker”, për veten e tij si njëri prej golashënuesve më të mirë në Bundesligën gjermane.

Polaku ka thënë se e ka studiuar deri në imtësi Thierry Henryn dhe mendon se nga francezi ka përfituar shumë. Ai po ashtu tregon se i ka pëlqyer edhe Del Piero.

“Kam studiuar deri në imtësi sulmuesin francez Thierry Henry, lëvizjet e tij me topin, stilin e tij të lojës. Mendoj se nga ai kam  marrë më shumë, por më ka pëlqyer edhe Alessandro Del Piero, mënyra se si ai mbante topin e shënonte. Të dy janë fantastikë”, ka thënë Lewandowski.

30 vjeçari u transferua në vitin 2014 në Bayern Munich nga Borussia Dortmund si transfer i lirë.

Qendërsulmuesi i Bayernit deri më tani në këtë sezon i ka shënuar 31 gola në të gjitha kompeticionet.