Leicester City e shkarkon trajnerin Claude Puel

Humbja e Leicesterit me rezultat 4-1 në ndeshjen me Watfordin, i ka kushtuar trajnerit francez Claude Puel.

Claude Puel është shkarkuar edhe zyrtarisht nga Leicesteri pas humbjes së mbrëmshme.

Puel nga 13 ndeshje me Leicesterin i ka fituar vetëm katër dhe kjo është arsyeja e shkarkimit të tij.

Leicester tani pozicionohet në vendin e 12-të me 32 pikë.

“Dhelprat”  në pesë ndeshjet e fundit i kanë pësuar katër humbje dhe një barazim.

Klubi në njoftimin e largimit të tij e ka falënderuar për kontributin e dhënë në klub.