Lazio i jep leksion Romës (Foto)

Lazio e ka fituar derbin lokal romak ndaj Romës me rezultat 3-0.

Ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 26-të në Serie A.

Lazio e nisi mirë ndeshjen pasi kaloi në epërsi në minutën e 12‘ me Caicedon.

Edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi Lazios.

Vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën e 73’ me Imobilen.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Cataldi në minutën e 89‘.

Pas kësaj fitore Lazio mbetet në vendin e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Roma në vendin e pestë me 44 pikë.