Foto: Fox Sport/Twitter

Lazio e Valon Berishës fiton ndaj Frosinones (Foto)

Lazio ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Frosinones me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 36’ nga Caicedo.

Ajo që vlen të theksohet është inkuadrimi në lojë i mesfushorit kosovar Valon Berisha në minutën e 58’.

Pas kësaj fitore Lazio, pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë, me vetëm një pikë largë vendit të katërt që e dërgon në Ligën e Kampionëve.