Lazgushi

'Lasgushi shtegton' në Izrael bashkë me kuqezinjtë

Lojtarët kuqezinj së bashku me stadin e kombëtares janë nisur pak pas mesditës së sotme drejt Tel Avivit dhe këtë fluturimin e kanë bërë me kompaninë më të re “Air Albania”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, ka publikuar një foto të udhëtimit, si dhe bashkëngjitur ka shkruar: “Air Albania çon kuqezinjtë në Tel Aviv”.

Deri tani, avioni i parë i kompanisë “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri si “Lasgushi”, ka bërë disa fluturime vetëm në drejtim të Turqisë, ndërsa ky është udhëtimi i parë me një tjetër destinancion.

Tashmë mbetet për t’u parë, ndërsa ky udhëtim me një kompani shqiptare do t’i sjellë fat Kombëtares në ndeshjes e së dielës në Izrael.

Top Channela