Lajmi i fundit: Ronaldo nuk do akuzohet për rastin e përdhunimit në vitin 2009 (FOTO)

Edhe zyrtarisht nuk do të ngritet aktakuzë ndaj Cristiano Ronaldos për rastin e përdhunimit i cili akuzohej nga Kathryn Mayorga.

Këtë e kanë konfirmuar prokurrorët e Las Vegasit.

Kathryn Mayorga, pretendonte se në vitin 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas së ishte përdhunuar pasi e takoi Ronaldon në një klub nate.

Ajo kishte nënshkruar një marrëveshje në vlerë 375 mijë dollarë në mënyrë që të mos fliste, por ajo kishte vendosur që rastin ta dorëzoj në polici dhe të kërkoj ndjekje penale.

Por, prokurorët nga Clark Country kanë lëshuar një deklaratë  që konfirmon se nuk do të ketë akuza për yllin portugez.

“Bazuar në një rishikim të informacionit të paraqitur në këtë kohë, akuzat për sulm seksual të Cristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej dyshimit të arsyeshëm. Prandaj, nuk do të ketë akuza”, thuhet në komunikatën e prokurorisë së Las Vegas.