Lajmi i fundit, Real Madrid arrin marrëveshje me Icardin

Afati i janarit duket të jetë i nxehtë për Real Madridin dhe Interin, pasi ndërmjet këtyre dy klubeve mund të ndodhin transferime të mëdha.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, Real Madrid, ka arritur marrëveshje me sulmuesin argjentinas të Interit, Muaro Icardi, që të transferohet në Spanjë.

Gjatë ditës së djeshme agjentja dhe gruaja e Icardit, tregoi se Interi dhe argjentinasi janë largë arritjes së marrëveshjes së re, pasi italianët nuk po ofërojnë kontratë më të madhe për të.

E duket se këtë situatë janë duke e shfrytëzuar madrilenët në mënyrën më të mirë, pasi nuk e kanë problem çështjen e pagës.

Icardi në këtë sezon i ka shënuar 13 gola deri më tani në të gjitha kompeticionet.