Lajme të këqija për 'Lirinë', i lëndohet lojtari kryesor (Foto)

Sulmuesi i Lirisë, Fatih Karahoda në xhiron e kaluar ndaj Dritës, pësoi një dëmtim në fytyrë i cili doli të jetë serioz për të.

Sot ka njoftuar Liria, përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, se Karahoda do të mungoj deri në tri javë dhe do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në mollëzën e fytyrës.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Lirisë.

Fatih Karahoda do të jetë jashtë fushës së gjelbër për dy deri në tre javë!

Të shtunën në ndeshje me Dritën në Gjilan, qendërsulmuesi ynë pësoi një lëndim në fytyrë. Pas ekzaminimit mjekësor Fatih Karahoda të marten (nesër) në QKUK në Prishtinë do t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në mollëzën e fytyrës dhe pritet të jet larg fushës së blertë për rreth tre javë. KF Liria i dëshiron Karahodës shëndet dhe kthim sa më të shpejt në fushë.