Kylian Mbappe me shifra mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve

Paris Saint –Germain, mbrëmë shënoi fitore të thellë ndaj Crvena Zvezdes, me rezultat 4-1, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje shkëlqeu super sulmuesi francez Kylian Mbappe.

Mbappe mbrëmë bëri dy asistime dhe shënoi një gol.

Kampioni i botës, deri më tani është lojtari i cili është përfshirë në gol apo asistim çdo 86.3 minuta në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez deri më tani ka luajtur 23 ndeshje, duke startuar në 20 prej tyre, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 7 asiste.