Kupa e Kosovës, Trepça ’89 e demolon Vëllaznimin në Gjakovë (Foto)

Trepça ’89 e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat të thellë 4-0, në Gjakovë, në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales për Kupën e Kosovës.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen, pasi e shënuan golin e parë në minutën e 22’ me Engjëll Hotin.

Djelmoshat e drejtuar nga Sabit Osmani, epërsinë e dyfishuan në minutën e 45’ me Arb Manaj.

Arbnor Muja e trefishoi epërsinë në minutën e 83’ pas asistimit të Hasan Hysenit.

Për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Traore në minutën e 89’.

Me këtë fitore Trepça ’89 është pothuajse në finale, pasi më 1 maj e pret në shtëpi Vëllaznimin në kuadër të ndeshjes kthyese.