Kupa e Kosovës, Gani Sejdiu e nis me humbje drejtimin e Ballkanit (FOTO)

Trajneri Gani Sejdiu dje u emërua trajner te skuadra e Ballkanit, pas shkarkimit të Sami Sermaxhajt.

Por, trajneri Sejdiu sot e ka nisur me humbje drejtimin e klubit nga Suhareka.

Ballkani në  gjysmëfinale të Kupës së Kosovës u mposht në Suharekë nga Feronikeli me rezultat 2-1.

Nikli e nisi mirë ndeshjen pasi në minutën e 30’ kaloi në epërsi me Mendurim Hotin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për mysafirët.

Mevlan Zeka e dyfishoi epërsinë në minutën e 49’.

Ballkani arriti  ta ngushtojë epërsinë me Visar Berishën në minutën e 87’.

Ndeshja e kthimit luhet më 1 maj në Drenas.