Kryetari i ‘Plisave’ Albert Kastrati: Lojtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do të bashkohen dhe do të bëhet një kombëtare (FOTO)

Albert Kastrati, kryetar i tifozërisë së Prishtinës, ‘Plisat’, e ka konfirmuar edhe njëherë se tifozëria nga e cila drejtohet nga ai, e dëshiron bashkëmin kombëtar.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij personale në Facebook, se pritet shumë shpejt Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Kosovës do të bëhen bashkë, dhe gjithashtu lojtarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhen bashkë duke e bërë një kombëtare.

I pari i ‘Plisave’ ka thënë se Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri  do të bashkohen me Shqipërinë.

Po ashtu “Plisat” e kanë konfirmuar shumë herë se dëshirojnë bashkim kombëtarë dhe i qëndrojnë pranë përkrahjes së Kombëtares së Shqipërisë gjithmonë si tifozëri.