Kryetari i FFK-së tregon se çka do të bëhet nëse Kosova del e para në Grupin D

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për Kallxo.com, ka treguar se çka do të bëhet me Kosovën nëse del e para në Grupin D.

Ademi ka treguar se nëse Kosova del e para në Grupin D, atëherë do të përballet me Maqedoninë, porr këtu qëndron një specifikë tek pikët.

“Nëse Kosova ka pikë më shumë se Maqedonia, atëherë ndeshje do të luhet në Kosovë, në të kundërtën do të luajmë si mysafir”, tha Ademi për KALLXO.com.

“Nëse ne kualifikomi në grup për Kampionatin Europian, atëherë ne këtë ndeshje do ta luajmë si ndeshje reviale, nëse jo atëherë do ta luajmë edhe një ndeshje tjetër që është si finale”, ka thënë Agim Ademi.

Ai ka treguar se nëse Maqedonia arrin kualifikimin prej grupeve, atëherë kjo ndeshje nuk do të shkojë me presion, pasi i mundëson të luajë në EURO 2020.

Intervistën e plotë me Agim Ademin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.

 

www.kallxo.com