Krijohet Çadra e Parë “Inteligjente” në Botë

Ajo tregon se a do të ketë mot me shi.

Rick Reichmuth një meteorolog amerikan ka krijuar çadrën e parë ‘inteligjente’ në botë e cila ka të instaluar një Bluetooth.

Reichmuth krijoi këtë çadër pas tre viteve hulumtimi, skicimi dhe testimi, gjë që sipas krijuesve e bën atë “çadrën më të përkryer ndonjëherë.”

Çadra e re me Bluetooth përballon kushtet ekstreme të motit dhe erërat e forta pasi ndihmohet nga një shtresë Tefloni dhe një kornizë e bërë nga tekstil me fibër qelqi.

Ajo mund të përballojë erë me shpejtësi deri në 88 km/h.

Prania e sensorit Bluetooth i jep çadrës inteligjente një avantazh të rëndësishëm në krahasim me analogët e zakonshëm: nuk mund të harrohet aksidentalisht, pasi aplikacioni menjëherë do të paralajmërojë për humbjen.

Ajo vjen në dy versione: klasik në formën e kallamit të gjatë dhe një version më kompakt për t’u mbajtur në një çantë shpine. Aplikacioni Weatherman sinkronizohet me çadrën në kohë reale, duke iu përgjigjur parashikimeve me shi para se pronari të largohet nga shtëpia./21 Media