Kosovarët të pasur me Porsche Panamera

Porsche Panamera janë vetura gjermane mjaftë luksoze dhe padyshim se shumë të kushtueshme.

Vetura më e lira e një Porsche Panamera kushton 70 mijë euro, megjithatë këto vetura nuk i mungojnë as kosovarëve.

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga Ministria e Punëve të Brendshme, që sipas tyre në rrugët e Kosovës qarkullojnë 46 vetura Panamera.

Porsche Panamera ka filluar prodhimin që nga viti 2009 në Leipzig të Gjermanisë, dhe që ende po vazhdon prodhimin e tyre.

Këto vetura gjermane kapin shifra të larta në treg, ndër to janë modeli Porsche Panamera Sport Turismo që konsiderohet më i shtrenjti, dhe kushton 170 mijë euro. Pastaj radhitet Porsche Panamera Turbo e cila shitet me çmim rreth 130.000 euro.

Sipas një vlerësimi amerikan Porsche Panorama i vitit 2018 është renditur në vendin e dytë në kategorinë “Super Luxury Cars/Makina super luksoze”.