Kosova U20 e pëson humbjen e tretë në Kampionatin Europian

Kosova U20 e ka regjistruar humbjen e tretë nga katër ndeshje në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Porguali.

Kësaj radhe djelmoshat e drejtuar nga Ibrahim Karabegu kanë pësuar humbje nga Gjeorgjia me rezultat 86-52.

Gjeorgjianët e nisën ndeshjen më mirë dhe çerekun e parë e fituan 19:9, por në fillim të periodën së dytë, Dardanët hynë në një seri prej 9:0, duke afruar rezultatin në 19:18, por më pas gjeorgjianët sërish u këndellën, duke shkuar në pushim me rezultat 39:29. Çereku i tretë dhe i katërt ishin fatal për djelmoshat kosovarë që pësuan 23:11 dhe 24:12. Në fund Gjeorgjia fitoi 86:52.

Gjeorgjia është lidere me katër fitore, derisa Kosova ka një fitore dhe tre humbje.

Ndeshjen e fundit në grupe, Kosova e zhvillon të mërkurën ndaj Suedisë nga ora 19:15.