Kosova U18 pëson humbje nga Norvegjia për një pikë dallim

Basketbollistet e Kosovës U-18 kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, por që nuk ishte e mjaftuar për të fituar.

Kosova pësoi nga Norvegjia 52:51 (17:11, 13:7, 11:10, 11:23), por që shumë lehtë ka mundur të fitojë ndeshjen e parë në Europian, po të kishte më shumë fat.

Vashat e Kosovës luftuan për 40 minuta në fushë, duke treguar karakter në fushë dhe nuk u dorëzuan deri në sekondën e fundit.

Ato ishin të jashtëzakonshme në çerekun e katërt, që e fituan 23:11 dhe dominuan ndaj kundërshtarit, por iu mungoi fati.

Enisa Kamerolli shënoi 15 pikë e dhjetë kërcime në këtë ndeshje, derisa Dea Pushkolli realizoi 14 pikë e shtatë kërcime. Ndihmë dhanë edhe Arba Hashani me tetë pikë, Tringa Ukaj me shtatë e Anita Grainca me pesë.

Ndeshjen e fundit në grupe Kosova do ta ketë të mërkurën nga ora 14:15 ndaj Finlandës.