Kosova U18 dhe U20 synon tituj në garën e IHF Ttophy që organizohet në Prishtinë

Ekipet kombëtare të Kosovës synojnë të fitojnë tituj në garën e IHF Trophy që nis prej të martës deri të dielen dhe organizohet në Prishtinë.

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ia ka besuar këtë organizim FHK-së të IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U-18 dhe atë U-20, më saktësisht juniorët.

Ndeshjet e kombëtares së U-20 luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse ato të kombëtareve të U-18 në palestrën 1 Tetori.

Ndeshjen e parë kombëtarja U-18 e luan sot prej orës 16:00 në sallën 1 Tetori.

Ndërsa Kosova U-20 e luan prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

IHF Tropy është garë e rëndësishme sidomos për Kombëtaren e hendbollistëve deri në 20 vjet, pasi nëse e zë vendin e parë e siguron të drejtën e paraqitjes në fazën interkontinentale. Nëse e fiton fazën interkontinentale, atëherë siguron pjesëmarrjen historike në kampionatin botëror të juniorëve për vitin e ardhshëm 2019-të.