Kosova U21 | Foto: FFK

Kosova U-21 mposhtet nga Izraeli

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje me rezultat 3 me 0 nga Izraeli në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian U21.

Seria e golave për Izraelin u hap në minutën e 10-të nga Ghanem Qays. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë për Izraelin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë djemtë e Rafet Prekazit nuk arritën të shënojnë në rrjetën kundërshtare.

Goli i tretë nga Izraeli u realizua në minutën e 72 nga 21 vjeçari Meir Yosef.

Në grupin prej gjashtë kombëtareve u21, Kosova radhitet e parafundit me vetëm 12 pikë. E para në grup është Gjermania me 25 pikë.