Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Kosova shënon ngritje në ranglistën e re të FIFA-s (Foto)

FIFA e ka publikuar renditjen e re në ranglistën e re të kombëtareve.

Ajo që bie në sy është Kosova e cila ka pësuar rritje për një vend.

Kosova tani gjendet në vendin e 120-të me 1149 pikë.

Kurse ngjitje për dy pozita ka pasur edhe Shqipëria.

Kombëtarja e Shqipërisë ishte në pozitën e 66-të, ndërsa tani renditet e 64-ta me 1362 pikë.

Vendin e parë vazhdon ta mbajë Belgjika e ndjekur nga Brazili e Franca.