Foto: FBK

Kosova organizatore e FIBA U20, kampionatit Evropian në Divizionin B, në konkurrencën e vajzave

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar se e ka fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian U20, Divizioni B, në konkurrencën e vajzave.

Kampionati do të mbahët në vitin 2019-të, prej 3 deri me 11 gusht, në Prishtinë.

Ky vendim ishte marrë nga Bordi i FIBA Evropës, dje në mbledhjen e jashtëzakonshme në Munich të Gjermanisë.

Shtetet pjesëmarrëse në këtë Kampionat do të jenë: Kosova, Islanda, Kroacia, Izareli, Ukraina, Irlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Turqia, Rumania, Finlanda, Greqia dhe Bullgaria.

Sekretarja e përgjithshme e FBK-së, ka thënë se për ta është një nder, organizimi i një Kampionati të nivelit të tillë, por edhe përgjegjësi e madhe.

Federata e Basketbollit të Kosovës këtë vit ishte organizatore e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, në të cilin Përfaqësuesja jonë triumfoi në mesin e nëntë shteteve duke u shpallur kampione dhe duke avancuar një Divizion më lartë, pra në atë B që nga viti 2019.