Kosova ngritet për tri pozita në ranglistën e FIFA-s  (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA, ka publikuar ranglistën e përgjithshme të kombëtareve.

Kombëtarja e Kosovës, pas dy barazimeve ndaj Danimarkës në miqësore me rezultat 2-2 dhe ndaj Bullgarisë, e cila përfundoi me rezultat 1-1, e vlefshme për Euro 2020.

Kosova është ngritur për tri pozita në ranglistën e përgjithshme të FIFA-s.

Para përballjeve ndaj Danimarkës e Bullgarisë, ka qenë në pozitën e 130.

Por, tani është ngritur në të 127-tën, pra për tri vende me 1113 pikë.

Ndërsa Shqipëria ka rënë për një pozitë, nga vendi 61-të ka ra në vendin e 62-të me 1366 pikë.