Kosova e shënon fitoren e parë në Europian, triumfon bindshëm ndaj Armenisë

Kosova U20 në kategorinë e djemve ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Europian, Divizioni B, duke mundur bindshëm Armeninë me rezultat 97:40.

Kosova ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke arritur fitore të merituar.

Çerekun e parë djemtë tanë e fituan me rezultat 20:14, kurse shumë më bindës ishin në atë të dytë, duke e fituar 23:10, për të shkuar në pushim me rezultat 43:24.

Me dominim total kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë. Periodën e tretë e fitojnë me rezultat 23:4 dhe atë të fundit 31:12, për të fituar në fund me rezultat bindës me rezultat 97:40.

Atik Koshi u dallua me 22 pikë, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Leon Neziri 14, Andi Vrapcani 13 dhe Meriton Ismaili 13.

Dardan Kapiti kontribuoi me gjashtë pikë e nëntë kërcime.

Kosova ndeshjen e ardhshme në grupe e zhvillon ndaj Gjeorgjisë të martën, kurse të mërkurën do të përballet me Suedinë.

Më herët, Dardanët kishin pësuar nga Holanda dhe Estonia.