Kosova e mbyll pjesën e parë me epërsi  (FOTO)

Pjesa e parë ndërmjet Maltës dhe Kosovës, është mbyllur me epërsinë e “Dardanëve”, me golin e Vedat Muriqit që e shënoi në minutën e 16-të.

Kosova dominimin në këtë lojë e nisi prej minutës së dytë, kur Amir Rrahmani goditi më kokë jashtë portës.

Muriqi në minutën e tretë e kishtë një mundësi të artë, pas asisitimit të Milot Rashicës, por gjuajti jashtë portës me kokë.

Minutën e gjashtë mesfushori Herolind Shala, gjuajti jashtë portës.

Në minutën e 16-të erdhi goli për mysafirët, pas një topi të vjedhur nga Milot Rashica, në të cilin përfitoi sulmuesi Vedat Muriqi duke shënuar gol.

Kosova pas golit të shënuar deri në minutën e 45-të, i kishte edhe tri raste të pastërta për gol, me anë të Arbër Zenelit,  dhe Valon Berishës.