Kosova debuton me humbje në Kampionatin Botëror të Hendbollit

Kosova U21 ka debutuar me humbje në Kampionatin Botëror të Hendbollit që po mbahet në Spanjë.

“Dardanët” pësuan humbje 23:17 nga Kroacia në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit C.

Ajo që vlen të theksohet është se në transmetim direkt të ndeshjes Kosova dhe Kroacia u paraqitën pa flamujt shtetërorë, për dallim nga ndeshjet tjera te të cilat u paraqitën flamujt e shteteve.

Kosova ndeshjen e ardhshme do ta luajë me Hungarinë me 18 korrik prej orës 20:00.