Ilustrim
Koreja e Jugut shpall abortin "antikushtetues"
11.4.2019 - 09:09
Ndalimi i abortit në Korenë e Jugut u shpall jokushtetues me vendim të gjykatës.
Gjykata Kushtetuese e këtij vendi urdhëroi të enjten që ligji të rishikohet deri në fund të vitit 2020.
Me ndalesën e vitit 1953, gratë jugkoreane që abortojnë, mund të gjobiten dhe burgosen, përveç rasteve të përdhunimit ose rrezikut për shëndetin e tyre.
Koreja e Jugut është një nga vendet e pakta të zhvilluara që kriminalizon abortin.
Korrespondentët thonë se shqyrtimi i ndalesës së abortit është shtyrë nga një lëvizje gjithnjë në rritje për të drejtat e grave në këtë vend.