Kompletohen çerekfinalistët e Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar katër ndeshjet të 1/8 të Kupës së Kosovës që janë zhvilluar sot, duke i kompletuar të gjitha ekipet të cilat kanë kaluar në çerekfinale.

Trepça ’89- Flamurtari ka përfunduar me fitoren e mitrovicasve me rezultat prej 3-0, pas vazhdimeve dy herë nga 15-minuta, pasi loja e rregullt kishte përfunduar me rezultatin 0-0.

Feronikeli e ka shkatërruar Dukagjinin duke e mposhtur me rezultat 4-0 si mysafir.

Ballkani përsëri e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-0.

Ndërsa e vetmja që përfundoi në penallti ishte ajo ndërmjet Kikës dhe Istogut, me rezultatin 3-1, pasi koha e rregullt kishte përfunduar me rezultatin prej 2-2.

Të gjitha rezultatet e 1/8 së finales:
Liria – Prishtina 0:4
Fushë Kosova – Ferizaj 1:2
Drita – Minatori 5:3
Besa – Vëllaznimi 0:0 – 2:3 (penallti)
Ballkani – Gjilani 3:0
Dukagjini – Feronikeli 0:4
Trepça’89 – Flamurtari 0:0 – 3:0 (vazhdime)
Kika – Istogu 2:2 – 3:1 (penallti)