Kompanitë Teknologjike Fillestare Demonstrojnë Hotele të së Ardhmes

Mysafirët nga e gjithë bota po regjistrohen në hotelet me shumë klientë si këtu në Central London.

Është e pamundur për personelin e hotelit që të kapërcejë çdo barrierë të gjuhës-por mbase teknologjia ka një zgjidhje.

Mymanu po demonstron njohjen e tij të zërit dhe portalin e përkthimit.

Një njeri që flet spanjisht mund të bisedojë me një recepcionist që flet anglisht, thjesht duke shtypur një buton që përfaqëson flamurin e tyre dhe duke folur në mikrofonin e tabletit.

Aty ka një vonesë të vogël, por me WiFi më të shpejtë dhe shpejtësinë e procesorit që përmirësohet kjo vonesë mund të zvogëlohet në të ardhmen.

Danny Manu, kryeshef ezkekutiv i Mymanu, shpjegon përse deshi të gjente zgjidhje për këtë problem të vjetër.

“Unë personalisht udhëtoj shumë dhe nga përvoja personale kur udhëtoj në ndonjë vend ku nuk mund të ndjej atë lidhje, për shkak të pengesave gjuhësore, gjithmonë ndikon në qëndrimin tim.

Por kur mund të lidhem me nikoqirin ose hotelin i shton vlerë qëndrimit tim dhe mund të ekpsloroj më shumë aty ku jam” tha ai.

Mymanu aktualisht punon në 37 gjuhë të ndryshme nga ajo afrikane dhe arabike tek ajo yaruba dhe zulu.

Përdor shërbimin Google’s Translate për ta kryer përkthimin. Mymanu është një nga tri kompanitë fillestare teknologjike të zgjedhur nga grupi i hoteleve Marriott për të marrë pjesë në programin e tyre TestBED – ku marrin pjesë 150 veta .

Këto teknologji pionere do të implementohen dhe të provohen në hotelet Marriott në krejt botën (fillimisht në Madrid, Londër dhe Amsterdam).

Në hotele vazhdimisht u mbajnë ligjërata mysafirëve që të përdorin më pak ujin, elektricitetin dhe që t’i ruajnë peshqirët për të nesërmen…por tani në Marriott tani po i investojnë paratë me OptiShower.

Ky aplikacion ofron të dhëna në kohë reale për banorët e hotelit për harxhimin e tyre të energjisë dhe të ujit. Ndërfaqja e thjeshtë tregon të gjitha të dhënat në tablet, që mund të vihet kudo në dhomë.

Me këto të dhëna të sakta në hotel mund t’i shpërblejnë mysafirët me disa stimuj të vegjël për një qëndrim miqësor me mjedisin.

Hatami mendon se nëse mysafirët mund të shohin shfrytëzimin e tyre të energjisë ka më shumë të ngjarë që ta zvogëlojnë atë –p.sh. duke fikur dritat, kur nuk ka nevojë, dhe shfrytëzimin e pajisjeve tjera elektrike si TV më me kujdes.

HiJiffy është kompani finale teknologjike dhe përdor inteligjencën artificiale për të zëvendësuar shumë nga detyrat e derëtarit. Mund t’u përgjigjet pyetjeve për hotelin –si p.sh, ku ndodhet palestra ose kur shërbehet mëngjesi – por edhe për të porositur shërbime në dhomë, si p.sh nëse keni harruar furçën e dhëmbëve.

Por a është gjithë kjo teknologji e mirë për sektorin e udhëtimit? Shumë herë është zëvendësimi i ndërveprimit të njeriut me telefonin e mençur.

Pippa Jacks është redaktore e Travel Trade Gazette, revistë që ndjek trendet në sektorin e udhëtimit. Në hotelet Marriott tashmë po shikojnë kah e ardhmja, por ku John Licence, nënkryetar i markës Premium në Marriott, mendon se do të jetë industria pas dhjetë vitesh?

Pa marrë parasysh teknologjinë në programin TestBED, do të marrë pak kohë që ta zëvendësojë njeriun. Një derëtar miqësor që ua hap derën dhe ju përshëndet kur të arrini do të jetë zor të imitohet./21Media