Kombëtarja e Kosovës U-19 udhëtoi për në San Marino (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës U-19 në futsall është nisur për në San Marino, për kualifikimet për Kampionatin Europian 2019.

Shorti ishte hedhur në dhjetor të vitit 2018 dhe Kosova do të jetë ne grup me San Marinon, Suedinë dhe Qipron.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen prej 21 deri me 26 janar.

Trajneri i kombëtares Suad Keçi ka thënë se janë si kombëtare e re dhe nuk kanë pasur kohë të përgatiten plotësisht për këtë garë, por megjithatë ai shprehet entuziast për djelmoshat e tij, duke thënë se do ta japin maksimumin.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm që ne veç sa jemi themeluar si Kombëtare e kësaj grupmoshe dhe nuk kemi pasur shumë kohë të përgatitemi sa duhet dhe sa kërkon kjo garë kualifikuese, por sidoqoftë kemi një atmosferë dhe një entuziazëm të jashtëzakonshëm për një paraqitje sa më të mirë dhe dinjitoze. Pra, do të japim maksimumin tonë dhe tash mbetet të shihet, por sido që të jetë për të gjithë ne kjo do të jetë një përvojë e mirë edhe pse e dëshirojmë edhe rezultatin e mirë”, ka thënë Suad Keçi.

Më poshtë mund të shihni të gjithë ata që kanë udhëtuar drejt San Marinos.

Luan Vokshi, anëtar i KE

Rasim Gimolli, kryetar i Komisionit të futsallit

Rinor Havolli, menaxher

Fazli Berisha, Shtabi teknik

Suad Keçi, përzgjedhës

Nysret Imeri, fizioterapeut

Liburn Rama, menaxher i pajisjeve

Futbollistët:

Habib Gllareva

Bestrim Avdijaj

Drilon Maxharraj

Melos Haliti

Rinor Dragusha

Xhafer Thaqi

Blend Berbatovci

Armend Aliu

Liridon Lahu

Albion Mataj

Shpetim Lleshaj

Amar Beqiri