Koeman thotë se Mehmpis Depay është një lojtar i shkëlqyeshëm

Belgjika dhe Holanda mbrëmë zhvilluan një ‘miqësore luksi’ siç quhen në zhargonin sportiv.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Belgjika shënoi në minutën e pestë me anë të Dries Mertens, ndërsa për barazimin e rezultatit u dashtë të pritej deri në minutën e 27-të kur Arnaut Groeneveld shënoi pas asistimit të sulumesit Memphis Depay.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ka thurur lavdata për sulmuesin e Lyonit Mehmpis Depay, pasi holandezi vazhdoi me paraqitje të mirë edhe kundër Belgjikës.

Pos asistimit të mbrëmshëm, Depay shënoi gol edhe në fitoren e “Tulipanëve” ndaj Gjermanisë me rezultat 3-0.

Koeman ka thënë se Depay është i shkëlqyeshëm dhe po kthehet në lojtarin më të mirë.

“Ai është i shkëlqyeshëm, po kthehet në lojtarin më të mirë. Ka zhvilluar dy ndeshje të mëdha, na duhet shumë kjo, veçanërisht në pozicionet sulmuese. Ai po e tregon më së miri veten te Lyon, por tani edhe me Holandën”,  vlerësoi trajneri i Holandës.

Trajneri i Holandës ka treguar se kur i shënon emrat e lojtarëve për grumbullim, ai i Depay është i pari, pasi sipas tij holandezi e ndjen fanellën e kombëtares.

“Ai e di se është një nga emrat e parë, që shkruaj çdo herë kur bëj listën e grumbullimit të Holandës. Depay e ndjen shumë fanellën e kombëtares, flet në fushë për këtë.

Ai duhet të jetë i rëndësishëm edhe jashtë fushës, është rritur shumë, punon me shokët e skuadrës. Shumë njerëz kanë ide të gabuara për të. Ai ka liri këtu, kjo është ajo që e bën Memphis më të mirë. Po kthehet si më i miri, është gëzim për ta parë duke luajtur kështu”, ka thënë Koeman.

Mehmpis Depay deri më tani në Ligue 1 ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë.