Ilustrim

Klubi Italian i Futbollit shet 25% të aksioneve në këmbim të Bitcoinit

Klubi i Futbollit nga Italia, Rimini i ka shitur 25% të aksioneve në këmbim të bitcoinit, duke bërë historinë. Rimini është klubi i vetëm në botë që ka pranuar monedha elektronike, Bitcoin në këmbim të aksioneve në klub.

Rimini garon n Serie C, transmeton “Footboll Italia”.

Klubi i Futbollit, Rimini ka njoftuar se 25% të aksioneve të këtij klubi janë blerë nga ‘Heritage Sports Holding’.

E veçanta e këtij transaksioni është se pagesa është bërë me bitcoin, e cila mund të transferohet përmes rrjetit Peer-to-peer.