Klubi i Hendbollit Prishtina: Të shokuar nga ngjarja që i ka ndodhur bashkëlojtarit tonë

Klubi i Hendbollit Prishtina i ka shprehur ngushëllime Kreshnik Krasniqit, për tragjendine e ndodhur sot në Lagjen ‘Dardania’, ku ndodhi një vrasje e trefishtë.

Në këtë ngjarje mbetën të vrarë babai, nëna dhe gruaja e Kreshnikut.

Në mesazhin ngushëllues të KH Prishtinës, thuhet se ndjehen të shkuar për tragjedin që i ka ndodhur sot kapitenit dhe bashkëlojtarit të tij.

Për më shumë lexojeni statusin e plotë.

Sot u shokuam nga lajmi i hidhur për tragjedinë që i ka ndodhur kapitenit, lojtarit dhe shokut tonë Kreshnik Krasniqi. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta si klub, shokë e kolegë.

Të gjithë ndajmë dhimbjen me ty i dashur Kreshnik. Bëhu i fortë, ashtu si ishe gjithmonë që të përballosh këtë dhimbje me rastin e humbjes të më të dashurve të tu.

KH Prishtina