Klopp kritikohet për mos aktivizimin e Shaqirit

Steve Nicol, ish mbrojtës i Liverpoolit, ka kritikuar trajnerin e “redsave” Jurgen Klopp, për mos aktivizimin e Xherdan Shaqirit në ndeshjet e fundit.

“Çfarë ka bërë gabim ai?”, ka pyetur Nicol, në një intervisë të dhënë për ESPN.

“Unë nuk mund ta besoj se si Origi ka luajtur para Shaqirit në ndeshjen ndaj Evertonit. Unë nuk mund ta besoj, se si Lallana hyn në lojë para Shaqirit. Gjithashtu mendoj se Shaqiri duhet të luajë para Sturridge në ndeshjen ndaj Manchester United. Pra unë nuk e di se çfarë gabimi ka bërë Shaqiri, pasi sa herë ka luajtur, ai ka bërë një ndryshim në lojën e Liverpoolit”, ka thënë Nicol.

27 vjeçari Shaqiri, ishte një zëvendësues i “vonshëm”, në Old Trafford ndaj Man Utd, ndërsa ndaj Evertonit nuk u fut fare në lojë.

Ndërsa Liverpool humbi kryesimin në Premier League, pas dy barazimeve në tre ndeshjet e fundit.

Nicol beson se Shaqiri mund ta tërheqë vëmendjen e Kloppit në stërvitje.

“Shumica e lojtarëve duan të ndjekin një model, veçanërisht kur ata bëjnë mirë, dhe kur shkon keq, ata fillojnë të kërkojnë modele të tjera për të luajtur. Ndoshta kjo është sfidë psikologjike nga ana e Kloppit. Ndoshta është puna e tij se si funksionon, që të zbulojë piskologjikisht se si do të luajnë lojtarët e tij. Ndoshta kështu mund të funksionojë, por nëse jo, duhet të gjejë ndonjë mënyrë tjetër, i duhet një plan B”, ka thënë tutje Nicol.