Kina shkatërron një qytet të tërë, e shndërron atë në kamp refugjatësh

Pekini ka hedhur poshtë akuzat amerikane se qeveria kineze ka arrestuar një numër të madh të myslimanëve në rajonin Xinjiang, raporton CNN.

Dhoma e tyre ka ndryshuar që kur ato kanë shkuar, arinjtë lodra janë në shtrat. Rrobat e tyre janë në dollap dhe gjyshja e tyre thotë që ato mbajnë aromën e tyre.

Unsila dhe Lusila kanë lënë shtëpinë e tyre në Kazakistan për të shkuar në Kinë te gjyshja e tyre për të vizituar familjarët dhe për të mësuar në klasat në rajonin Xinjiang në veriperëndim të Kinës.

Burri i saj Justin dhe djali i saj i vogël janë në shtëpi ndërsa vajzat e vogla dhe nëna janë zhdukur.

Burri i saj thotë se vajzat e vogla dhe nëna janë të vendosura në një kamp refugjatësh.

Qeveria thotë se këto kampe janë qendra riedukimi dhe nuk janë të mbyllura si burgje.

Autoritetet thonë se në këtë qendër, rezidentët mësojnë dhe janë të lumtur.

Por edhe po të jetë e vërtetë Justin thotë se nuk e kupton pse gruaja e tij është atje sepse gruaja e tij nuk është terroriste.

Ne kemi kontaktuar autoritetet se pse ka ndodhur kjo, por ata nuk janë përgjigjur, atëherë ne kemi shkuar në Xinjiang. Ne kemi vizituar gjatë vende për të parë se çfarë është duke ndodhur këtu dhe në një qytet për të provuar të gjejmë Diban.

Autoritetet kineze thonë se në këtë vend jetojnë minoritetet me shekuj, por tani ata duhet të provojnë se nuk janë kërcënim për shtetin.

Kamerat janë të vendosur çdo 50 metra për të parë lëvizjet e tyre dhe kampet janë të ndërtuara për shumë minoritete.

Autoritete kineze gjithmonë mundohen që të parandalojnë reporterët të afrohen afër kampit, ata thonë se nuk ka asgjë për të fshehur në këtë vend por ata nuk lejojnë gjithashtu të filmohen apo të flasin personat që janë brenda për të treguar se çfarë po ndodhë aty.

“Policia deshi të na arrestojë ne andaj na u desh që të largoheshim”, tha reporteri i CNN.

Burri i Dibas ka thënë se nuk mund të largohet nga Kina për shkak se mund të humbasë kontaktet me të, dhe u munduam që ta gjejmë atë vet, por ishte e pamundur.

Hulumtuesit thonë se më shumë që 1.5 milionë ujgurë dhe myslimanë të tjerë janë dërguar padashur në kamp internimi ose riedukimit.

Nga 91 vende fetare, 31 xhami dhe dy faltoret kryesore, duke përfshirë kompleksin Imam Asim dhe një faqe tjetër, ka pësuar dëme të mëdha strukturore në mes të 2016 dhe 2018.

Nga këto, 15 xhamitë dhe faltoret, si duket se janë rrafshuar tërësisht. Pjesa tjetër e xhamive të dëmtuara kishin kupola dhe minare të hequra.

Mijëra myslimanë mblidheshin në këtë vend për festivale që kanë datuar nga viti 1200, por tashmë ky vend është kthyer në gërmadha dhe është shndërruar në kamp riedukimi.