Khedira po e konsideron largimin nga Juventusi

Mesfushori gjerman i Juventusit Sami Khedira po e konsideron largimin nga Juventusi në afatin kalimtar të verës.

Për mesfushorin gjerman ofertë ka bërë skuadra turke Fenerbahçe.

Sipas “Calciomercakto.com”, kampioni i botës me Gjermaninë po e merr në konsideratë ofertën e gjigantit turk.

Me ardhjen e Aaron Ramseyt dhe Adrien Rabiotit, hapësirat për Khediran janë zvogëluar në mesfushoë dhe kjo është njëra prej arsyeve të cilat pritet të largohet ai nga bianconerët.

32 vjeçari u transferua në Juventus në vitin 2015-të nga Real Madridi si transfer i lirë.