Foto: FFK

KFV Mitrovica e fiton Kupën e Kosovës për veteranët (FOTO)

KFV Mitrovica e ka fituar Kupën e Kosovës për veteranët, pasi e ka mposhtur KFV Ferizajn me rezultat 6-5, pas ekzekutimit të penalltive dhe me rezultat të përgjithshëm 8-7,  ndeshje kjo që u zhvillua prej orës 18:30 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin ferizajasit në minutën e 29’ me Amir Lamaxheman.

Mitrovica arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 32’ me Arben Qerimin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë Mitrovica kaloi në epërsi në këtë ndeshje për herë të parë në minutën e 47’ me Seidi Onbashin.

Ferizajasit nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin në minutën e 56’ me Genc Hysenin.

Mitrovica arrin që ta fitoj Kupën e Kosovës për veteranët për herë të parë në histori të kësaj gare, pasi ky ishte viti i parë i organizuar nga FFK-ja.